Fredi Beleri është goditur me vezë dhe kos nga një qytetar, sapo ka dalë nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Beleri nuk ka bërë asnjë reagim, duke u larguar.
Kujtojmë se në nisje të takimit të takimit të 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, një tjetër qytetar iu drejtua me fjalën “vrasës”.
Një qytetar i ka bërë thirrje Belerit, duke e quajtur atë “rrugaç” dhe duke i kujtuar Masakrën e Peshkëpisë, ngjarje tragjike që ndodhi më 10 prill 1994, kur 7 persona të armatosur sulmuan një repart ushtarak, duke shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve, përfshirë Fatmir Shehun.
Beleri nuk ka reaguar ndaj akuzave dhe është nxituar të hyjë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, kërkuar ndihmë për orientimin. Ai gjithashtu nuk ka bërë komente ndaj pyetjeve të gazetarëve, duke shmangur bisedën mbi incidentin dhe akuzat që e rëndojnë.
Megjithëse Beleri është një nga të akuzuarit në lidhje me këtë ngjarje, çështja u mbyll nga SPAK në vitin 2021 për mungesë provash.