Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Avokat Populli. Ai theksoi se do të shqyrtohen kandidaturat nga opozita dhe më pas do të vendosin se cilin emër do të mbështesin.
“PS nuk do propozojë asnjë kandidat për Avokat të Popullit. Do vlerësojmë kandidaturat që janë mbështetura me firma nga opozita. Më pas do vendosim se cilën kandidaturë do mbështesim. Ligji për avokatin e popullit nuk imponon kushtin që një deputet të firmosë vetëm për një kandidat. Pasi të kemi shqyrtuar në grupin parlamentar do të vendosemi se cilën kandidaturë do mbështesim. Do të shprehemi pasi të përmbyllet afati.
Unë prandaj po bëj këtë komunikim me ju. Është më e mira e mundshme, në këto kushte, të votojmë një nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Unë nuk i kam parë të gjitha kandidaturat. Pasi të kemi listat e plota të kandidaturave, pasi komisioni të vlerësohen nëse i kanë përmbushur kriteret.
Nuk kemi asnjë komunikim me grupin parlamentar të PD. Ai fakt është që ne nuk po investohemi me mbështetje. Shpresoj që PD, kandidatët që ka mbështetur me firma, t’i mbështesë edhe në seancë plenare. Dua që kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli nga opozita dhe të mbështetur nga shumica. Mendoj që qasja jonë është më e mira e mundshme. Ne duam të ecim me një traditë të konsoliduar parlamentare. Në 2012 ne ishim në opozitë, propozuam disa kandidatura dhe më pas investuam me firmën për njërin, dhe ajo kandidaturë u votua”-, theksoi ai.



