Në pamundësi për të shkruar me kompjuter, e vetmja alternativë e ish Presidentit Ilir Meta për të komunikuar me avokatin e tij është shkrimi I letrave me dorë.
Në fotot e mëposhtme, duken porositë e Metës për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatë. Së fundmi ai i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet.
Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.
Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm.
