Fermerët e midhjeve të Butrintit janë futur në grevë urie, pasi nuk morën zgjedhje nga askush. Dhe vendi që fermerët e midhjeve të Butrintit kanë zgjedhur janë zyrat e Ministrisë së Bujqësisë.
Gjithashtu një prej fermereve ka treguar se askush nuk po u jep drejtim halleve të tyre. Ajo thekson se kanë vendosur të futen në grevë urie dhe nuk do të lëvizin pa zgjidhur hallet e tyre.
“Na thanë të vijmë në datë 8 prill dhe pasi na pritën, na përcollën që të shkojmë tek Ministria e Ekonomisë. Por ne kemi vendosur të futemi në grevë dhe nuk lëvizim nga këtu, kushdo që të vijë, pa zgjidhur hallet tona”, shprehet gruaja që është futur në grevë.
