Një i ri rreth 30 vjeç, me inicialet J.S., është gjetur i dëmtuar në rrugë nga familjarët e tij në lagjen 15 të qytetit të Korçës.
Sipas burimeve, familjarët kanë qenë ata që e kanë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore
I riu nuk ka dhënë asnjë deklaratë, pasi vetë pretendohet se nuk kujton asgjë nga ngjarja.
Aktualisht nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes, nëse ai ka pësuar dëmtime nga një rrëzim aksidental apo nga një akt dhune.
Nga ana e spitalit njoftohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe detajet e incidentit.