Simpatizanti i Partisë Demokratike Ilir Vranozi është i pranishëm sot në protestën që po zhvillon opozita para Kuvendit.
Vrenozi ka thënë se në këtë protestë duhet të marrin pjesë të gjithë shqiptarët ,pasi situata sipas tij “nuk mban më”. Ai deklaroi se opozita ka menduar edhe ngujimin si formë revolte, nëse deputetes Belinda Balluku nuk i hiqet imuniteti.
“Sot nuk mund të mungoja. Kjo e sotmja është fundi dhe duhet reagim. Unë shikoj shumë policë, pse duhet të kenë frikë Vrenozin dhe ata si Vrenozi. Aman mos na hedhin gaz. Nëse bëjnë si duan vetë, nuk mban më. Për çfarë të shkojë opozita në Kuvend nëse ata bëjnë siç duan vetë? Ka fjalë që edhe mund të ngujohemi nëse mbrohet Balluku. Kemi vite që Edi Rama po tallet me ne. Dikur Nano dridhej kur bënte protesta opozita, ndërsa sot këta tallen me ne.“- tha ai.



