Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Arbrit, pranë Gjoricës, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, raportohet për 6 persona të plagosur.

Dy nga të plagosurit janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa katër të tjerët po marrin trajtim në spitalin e Peshkopisë.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Banorët e zonës raportojnë se ky segment i rrugës është i rrezikshëm dhe se nuk është hera e parë që ndodhin aksidente, disa prej të cilave kanë pasur pasoja të rënda për jetën e njerëzve.