Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë brenda banesës së cilën po e ruante.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr., 12 të qytetit të Durrësit, ku një person u gjet i pajetë brenda banesës, të cilën po e ruante.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se 51-vjeçari është goditur me thikë. Viktima i identifikuar si Valbon Beqiraj, nuk njihej si një person problematik në Durrës.

Trupi i viktimës u largua më pas nga apartamenti ku u gjet i pajetë, pas kryerjes së procedurave në vendngjarje nga ana e grupit hetimor.

Ai u dërgua në morgun e qytetit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas njoftimit të marrë dhe ka rrethuar zonën ku po kryen veprimet e para hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.