Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer sulmet dhe ofendimet ndaj SPAK dhe prokurorëve të saj, në fjalimin e sotëm nga dritarja e shtëpisë.
Ai i ka bërë thirrje Komisionit Europian që mos e mbështesë veprimtarinë se SPAK, që e cilëson si “instrument i diktaturës”. Ndërkohë, prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe gjyqtaren Irena Gjoka i ka cilësuar si “bandë kriminelësh”.
“I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë, të mos mbështesë një organizatë kriminale që quhet Skapi i partisë. I bëj thirrje Komisionit Europian të kërkojë me urgjencë Komisionin e Venecias, të mos mbështesë një instrument të diktaturës. Të diktaturës së bandave. Të mos mbështesë një sistem drejtësie që nuk ekziston kund në botë, më i keq se në Vietnam, më i keq se në Bjellorusi, më i keq së në çdo vend.
I bëj thirrje, mos dëgjoni korruptokratët europianë, por dëgjoni specialistë, dëgjoni Komisionin e Venecias, dërgoni komisione dhe jo ata që mbi baza korruptive shkatërruan në Shqipëri sistemin e drejtësisë dhe vendosën një drejtësi kryekëput degë të PS. Vendosën institucione, fytyra e vërtetë e të cilave është Irena Gjoka, është Altin Dumani, Arben Kraja, Millonai. Janë një bandë kriminelësh, një organizatë kriminale që tregtojnë ligje me vrasës, me trafikantë,”– tha Berisha.