Një incident mes një efektivi të forcave operacionale dhe një të riu është regjistruar në zonën e Parkut Rinia, gjatë ditës së shtatë të protestave në Tiranë.

Në pamjet e filmuara nga dëshmitarët, efektivi shihet duke goditur fizikisht të riun, i cili dëgjohet të thotë: “Nuk po bëj gjë!”, ndërsa përpiqet të mbrohet.

Videoja ka shkaktuar reagime mes qytetarëve që ndodheshin në zonë, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.

Ngjarja rikthen vëmendjen te veprimet e forcave të rendit gjatë protestave dhe rëndësia e respektimit të të drejtave të qytetarëve gjatë ndërhyrjeve policore.