Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Lushnjës, në rrugën që të çon drejt stadiumit, pranë bizneseve të vendosura mbi kanal.

Tre automjete janë përfshirë në përplasje, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një tentativë parakalimi, gjatë së cilës drejtuesit nuk i kanë dhënë hapësirën e nevojshme njëri-tjetrit.

Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale në automjete, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e plotë të rrethanave të tij.