Tirana ka pritur samitin të rëndësishëm “Growth Plan: Our Pathway to the EU”, (Plani i rritjes: Rruga jonë drejt BE).
Kjo tryezë është udhëhequr nga liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos. Samiti ka qenë një mundësi për të diskutuar përparimin e rajonit në drejtim të integrimit europian dhe për të thelluar bashkëpunimin me Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë të gatshëm dhe të angazhuar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ai ka theksuar se rajoni është një “truprojë” për Europën, duke e konsideruar integrimin e Ballkanit Perëndimor si një hap të natyrshëm dhe të nevojshëm për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë të kontinentit.
“Reforma të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por të rëndësishme në realitet.
Ndërtime të arterieve të Europës në Ballkanin Perëndimor, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, që është kthyer dhe një korridor të NATO-së. Nuk është thjesht një vijë në hartë, është një kabllo që lidhet me Europën. Kur Europa vendos zinxhirët, Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator.
Rajoni është trajtuar si një luftë për t’u marrë, ndërsa investuesit shohin një gjë ndryshe. Një treg që lidhet me BE-në. Investimet e fundit tregojnë çdo gjë. Çdo shifër ka pasur një vend pune, një pagë, një familje, një shpresë. Kur ekonomitë rriten, kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur kufijtë të zhdukjen, Europa do të kthehet në një vend partneriteti.
Po vërtetojmë që investimet në Ballkanin Perëndimor janë pika e fortë e Europës. Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane edhe në përmjet ekonomisë. Europa nuk është diçka që po e presim, është diçka që po e ndërtojmë. Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo po dëgjohet. Askush nuk po kërkon nder. Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Çdo kush vjen për të ofruar vlera dhe mund e djersë, falë zotit nuk duhet gjak.
Nuk po lutemi të bashkohemi me BE-në, nuk po kërkojmë lëmoshë. Nuk po flasim, por po japim rezultate. Sa i përket pjesës së konvergjencës. Në konvergjencën e Ballkanit Perëndimor, BE-ja bëhet më e fortë.
Nuk po ecim drejt Europës me duar bosh e aspak si ata që lypin lëmoshë, po ecim me rezultate të arritura, me detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në çdo hap.
Të gjithë e dinë, Marta e di më mirë që për sigurinë tuaj zgjidhni i një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Edhe për sigurinë e Europës, zgjidhni ballkanasit, ne do të jemi truproja e Europës”, tha ndër të tjera Rama.
