Kështu i sheh kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me protestat kombëtare që po zhvillohen në Tiranë.
Sipas Ahmetit, protestat organizohen nga elementë serbë dhe grekë, të njëjtët persona që organizojnë edhe protestat në Serbi. Ahmeti shton se Greqia po ndihet e kërcënuar nga turizmi në Shqipëri dhe për këtë arsye po tenton ta dëmtojë me këto protesta. Më tej, Ahmeti shkruan se me këtë reagim nuk po mbron kryeministrin Edi Rama, por po mbron Shqipërinë nga ndërhyrje të jashtme.
“Ne e shohim që këtu Shqipëria nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje të forta. Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi, goditete tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, Serbia…sepse turizmi po i rrezikohet Greqisë nga Shqipëria. Që një shtet fqinjë sbënë të mendoj kështu për fqinjin e vet. Po ja që ka ndodhur, sepse deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia. Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate në Beograd? I njëjti që bënë fushatën dhe protestat në Serbi, bënë fushatën për protestat në Shqipëri. Dikush mund të ngrihet dhe të thojë, Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën? Jo. Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbset Shqipëria”– shkruan Ahmeti.
