Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve mësohet se e moshuara jetonte e vetme në një pallat në lagjen nr.17
Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi nuk e kishte parë të moshuarën prej disa ditësh. Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që trupi t`i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.
