Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, është shoqërua me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Teksa pritet që të merret në pyetje biznesmeni Ilir Rrapaj, në lidhje me Koncesionin e Sterilizimit, deputetja Klodiana Spahiu është shprehur se diskutimi ka degjeneruar. Kjo fjalë nuk u pranua nga Albana Vokshi, e cila replikoi ashpër.
Klodiana Spahiu: Unë i dëgjova me shumë kujdes të gjithë kolegët do të kërkoja pak qetësi që të bëjmë një diskutim jo një fjalim politik, nuk e kisha menduar se një komision hetimor do të degjenerojë deri këtu që anëtarët e opozitës vijnë dhe bëjnë diskutim politik.
Albana Vokshi: Si thua degjenerim për diskutimet me seriozitet të opozitës, po çfarë po thua mi, tërhiqe mbrapsht atë që the, si mund ta thotë një zonjë degjeneruat me diskutimet e tua?!
Spahiu: Asnjë fjalë nga fjala ime nuk tërheq nëse vazhdojmë kështu s’do përfundojmë kurrë këtë komision hetimor.
Vokshi: Po ofendon, mua s’ma lejon po s’duhet të ishe më në këtë mbledhje, e keni tek Vilma shqetësimin.
Spahiu: Ju e keni të hapur mikrofonin në çdo moment.
Vokshi: Prej teje se prisja. Më vjen keq që del nga goja juaj se nuk je e tillë.
Spahiu: Do më lësh të flas?
Vokshi: Tërhiq fjalën degjenerim.