Një shqiptar i dëbuar më parë nga Britania për prodhim kanabisi ka arritur të qëndrojë në vend edhe pasi u rikthye në mënyrë të paligjshme dhe u përfshi sërish në aktivitet kriminal.
Stiljano Ziu, i dënuar në vitin 2018 me nëntë muaj burg dhe i larguar nga Britania me kushtin të mos kthehej më, e theu këtë urdhër vetëm një vit më pas, kur hyri ilegalisht në vend dhe u martua me një shtetase greke rezidente në Mbretërinë e Bashkuar, duke kërkuar të drejtën për qëndrim.
Pavarësisht kundërshtimeve të Ministrisë së Brendshme, dy shkallë të gjykatës së emigracionit vendosën në favor të tij, duke argumentuar se ai nuk përbënte rrezik për publikun.
Por ndërkohë që kërkesa e tij shqyrtohej, Ziu u përfshi në një tjetër çështje penale për trafik droge dhe në nëntor të vitit të kaluar u shpall fajtor për konspiracion në furnizimin me lëndë narkotike të klasit B, duke u dënuar me 4 vjet e gjysmë burg.
Rasti i Ziu është një tjetër shembull i përdorimit të ligjeve të të drejtave të njeriut për të shmangur dëbimin, edhe kur ka precedentë të qartë penalë.
Në reagim, ministrja e Brendshme Yvette Cooper ka paralajmëruar ndryshime ligjore për të kufizuar fuqinë e gjyqtarëve në pengimin e dëbimeve dhe për të forcuar kriterin e interesit publik në raste të tilla./TheTelegraph
