Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë sot në lidhje me raportin dhe ndarjen me Ilir Metën.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se është ndjerë e paragjykuar gjatë kësaj periudhe, por theksoi se nuk ka zgjedhur të paraqitet si viktimë. Ajo deklaroi se do të vazhdojë jetën e saj normalisht, duke u fokusuar te vetja dhe fëmijët, pavarësisht situatës së krijuar.
Kryemadhi mohoi lidhjen e saj me komentet dhe aludimet publike, duke i cilësuar ato si pjesë e debatit mediatik dhe politik, teksa shtoi se kritikat dhe paragjykimet kanë ardhur edhe nga ish-bashkëpunëtorë të Metës. Në lidhje me çështjen në gjykatë, Kryemadhi tha se nuk pranon akuzat ndaj saj dhe vuri në dyshim bazën e tyre, duke theksuar se beteja e saj është për të zbardhur të vërtetën përpara opinionit publik.
“Me ish bashkëpunëtorët e Metës në politikë që ka pasur, ish ministrat, ish deputetët, dhe ish miqtë e tij të ngushtë. Ne shqiptarët jemi njëshat e frustrimit mediatik. Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj. Unë nuk qava kur Ilir Meta tha do divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit edhe përpara kamerave të shtrihem dhe të bëj rolin e viktimës. Unë jetën do ta vazhdoj sepse do ushqehem, do jetoj për veten time dhe për fëmijët e mi në radhë të parë. Një bashkëpunëtor i imi, ose ish-bashkëpunëtor në një tavolinë me burra, diskutonte për sjelljen time mediatike dhe ka thënë ‘nuk e dija që qenka kaq e përdale…’ Dhe unë i kam thënë ‘unë kurvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po…’ E paragjykuar po jam ndjerë. Sot kanë frikë edhe të vijnë tek dera përpara gjykatës, qoftë edhe në solidaritet. Por për mua beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Por nëse kjo dosje dhe këto akuza që 10% e dosjes janë akuza gazetash, nuk pranoj asnjë akuzë…Kush është vepra penale? Ai pretendon që vepra penale ka ndodhur pas një viti.”– tha ajo në news 24.
