Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 42-vjeçare ka goditur me thikë bashkëjetuesen e ish-burrit, pasi pretendon se kjo e fundit i dhunoi djalin.

Sot në “Shqipëria Live” foli Eduart Shano, i cili është bashkëjetuesi i gruas së plagosur. Ai tregoi se me autoren e ngjarjes është drejt divorcit. Sipas tij, ndarja e tyre erdhi për shkak të disa tradhtive që ajo kreu ndaj tij. Sa i përket akuzave se partnerja aktuale ka dhunuar djalin e tij, që i përket spektrit autik, ai i hodhi poshtë duke thënë se ajo ka rreth një vit që është kujdesur për të dhe nuk ka mundësi që ta ketë dhunuar.

“Unë dy vite më parë kam gjetur gruan duke biseduar në telefon me një person tjetër, kam zbuluar tradhtinë dhe ia kam falur. Pastaj për Viti ne Ri e kam zbuluar sërish dhe ajo më tha që nuk bëj më asgjë. Më vonë, kam gjetur sërish mesazhet në telefon dhe si përfundim i kam thënë ‘kemi 3 fëmijë për të rritur’. Ajo më tha ‘sa dua dashnorin nuk të dy ty, as fëmijët e as nënën’. Unë u detyrova të merrja avokat, ajo më denoncoi dhe për dhunë kur nuk e kisha prekur me dorë. Ajo më mori fëmijët, i kaloi në Greqi  pa prokurë. Unë gjeta njeriun e jetës nuk mund të rrija me një k*rvë. Gruaja me të cilën unë bashkëjetoja tani kujdeset dhe për djalin tim me autizëm. Nëna e vet e la djalin dhe thoshte t’i shpërbejë babait. Unë shkoj në Greqi për të punuar.

Kjo dje ishte futur në shtëpinë time dhe kishte dhunuar bashkëjetuesen time. Pastaj, meqë kemi disa bagëti, bashkëjetuesja ime shkoi që t’i nxirrte jashtë dhe aty kjo e sulmoi. E goditi me thikë. Ajo është rëndë, i ka prekur mëlçinë. Unë nuk e dua më, dua të më lërë të qetë. Çfarë do ndajë gjykata le t’i marrë. Mua nuk më zgjidh punë as shteti e as avokati. Kërkojnë shumë para, nëse kthehem në Shqipëri nuk kam si i nxjerr këto para.

Bashkëjetuesja ime ka rreth një vit që kujdeset për djalin. Djali vuante nga epilepsia dhe nëna e tij nuk i jepte as ilaçet. Partnerja ime kujdeset si duhet, nuk ka shanse që ta dhunojë. Me dy fëmijët e tjerë nuk kam kontakt fare. Kam mall por ajo i ka larguar.

Unë kërkoj ndihmë që të mbyllen këto probleme. Djalin e çoi policia në një qendër sociale sepse ngeli në rrugë. Babai im ka 3 muaj që ka vdekur. Ish-gruaja e kyçte derën dhe mbyllej në shtëpi në mënyrë që të fliste me dashnorin dhe babai im të mos e dëgjonte.”– tha ai.