Deputeti Erion Braçe ka konfirmuar publikisht se do të garojë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 për postin e kryetarit të bashkisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe theksoi se vendimi i tij është serioz dhe i menduar mirë, duke hedhur poshtë çdo dyshim se bëhet fjalë për një deklaratë jo të sinqertë.

“E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund, bashkë me ju”, u shpreh ai, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe mesazhet inkurajuese.

Braçe kërkoi gjithashtu ndjesë për pamundësinë për t’iu përgjigjur të gjitha mesazheve të marra në rrjete sociale, ndërsa theksoi se pyetja më e shpeshtë që i është drejtuar ka qenë nëse kandidimi i tij është real apo jo.

Sipas tij, kjo nuk është një ambicie personale, por një përpjekje për të shfrytëzuar një mundësi për zhvillimin e qytetit në një dimension të ri, më gjithëpërfshirës dhe në shërbim të qytetarëve.

Reagimi i plotë:

JOOO, NUK PO TALLEM!
E KAM SERIOZISHT E DO I SHKOJ DERI NE FUND
BASHKE ME JU!

Se pari e mbi te gjitha shume shume faleminderit per mesazhet, mbeshtetjen permes tyre, vleresimin po permes tyre, inkurajimin po permes tyre;
Ju jam shume shume mirenjohes!

E dyta, dua ti kerkoj ndjese secilit nder ju qe me keni shkruar e nuk i kam kthyer nje “FALEMINDERIT” pas; vecanerisht atyre qe me kane shkruar ne Messenger te Facebook, ne DM e Instagram; besoj qe atyre ne Ëhatsapp u jam pergjigjur te gjitheve.
Nderkohe, mes mesazheve pyetja me e perseritur eshte:
E KE SERIOZISHT APO PO TALLESH ME NJEREZIT?
Atehere dy gjera:
Nuk ka ndodhur kurre qe une te tallem me njerezit dhe nuk do te ndodhe ndonjehere me mua kjo.
POOO E KAM SERIOZISHT E DO TI SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU!
NUK ESHTE AMBICIE PERSONALE, NUK ESHTE INTERESI IM PERSONAL-jam teresisht i cliruar nga keto;
POR MENDOJ SE KEMI NJE MUNDESI SHUME TE MADHE PER TA ZHVILLUAR KETE QYTET NE NJE DIMENSION TE RI, PERFSHIRES E KU GJITHSECILI GJEN JO VETEN E TIJ, JO JETEN E TIJ POR TE MIREN E TIJ!