Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës. Burime për gazetaren e Top Channel Marinela Lina, konfirmojnë nisjen e procedurave të anulimit, teksa pohohet se shkak është bërë mospërmbushja e kontratës për respektimin e afateve për ndërtimin e aeroportit.
Kujtojmë se më herët, pas përplasjes mes kompanive kontraktuese për ndërtimin e aeroportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dha ultimatum për përfundimin e punimeve dhe tejkalimin e vonesave, duke paralajmëruar anulimin në rast të kundërt si dhe gjoba drejt kompanive.
