Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka firmosur urdhrin e parë për pezullimin nga detyra të Ulian Shpatarakut, një prej njerëzve më të besuar të ish-kryepolicit Ilir Proda.

Sipas raportimeve, arsyeja e pezullimit është “mosparaqitja në mënyrë të rregullt në detyrë”.

Ulian Shpataraku, i cili mbante funksionin e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, ishte një nga zyrtarët më të afërt me ish-kryepolicin Ilir Proda.

Ai ishte pjesë e kabinetit të Prodës dhe kishte fituar disa grada për “merita të veçanta” gjatë karrierës së tij. Pezullimi i Shpatarakut vjen pas një periudhe tensioni në Policinë e Shtetit dhe ka ngjallur interes të gjerë mediatik.