Janë numëruar 401 kuti nga 405 që janë në total në qarkun e Shkodrës, ku sipas rezultateve kryeson Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 37,808 vota, që përfaqësojnë 40.2% të votave të përgjithshme.
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) renditet e dyta me 35,305 vota, duke përfituar 37.5% të totalit të votave.
Partia Socialdemokrate (PSD) mban vendin e tretë me një rezultat prej 15,893 votash, që përbëjnë 16.9% të votave të përgjithshme.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 37,808 vota – 40.2%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 35,305 vota – 37.5%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 15,893 vota – 16.9%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,646 vota – 1.8%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,478 vota – 1.6%
Partia Mundësia – 1,131 vota – 1.2%
Lëvizja Bashkë – 500 vota – 0.5%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 101 vota – 0.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 86 vota – 0.1%
Lëvizja Atdheu (LA) – 57 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 25 vota – 0.0%