Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1,120 nga 1,282 qendra votimi, si dhe 9,866 zarfe të diasporës nga gjithsej 42,384.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste kryeson me mbi 45 mijë vota avantazh, duke siguruar deri tani 19 mandate dhe duke konsoliduar epërsinë e saj në kryeqytet.

Partia Demokratike, me 131,895 vota, ka siguruar 14 mandate, duke rimarrë një vend që më herët i përkiste partisë Mundësia.

Partia e Agron Shehajt ka mbetur me 1 mandat, pasi ka marrë 18,449 vota deri në këtë fazë të numërimit.

Risi në këtë proces është hyrja në Parlament e disa forcave të reja: Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, Partia Socialdemokrate (PSD) dhe koalicioni i Adriatik Lapajt, të cilat kanë arritur të thyejnë pragun dhe të sigurojnë përfaqësim.

Procesi vijon, ndërsa pritet edhe numërimi i qendrave të mbetura dhe i pjesës më të madhe të votave nga diaspora.