Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci në një postim në Facebook, ka denoncuar një skandal që lidheshe me shkollën “Ali Laçej”, pasi nxënësit e këtij institucioni, detyrohen prej vitesh të futen nga dera anësore, pasi hyrja kryesore ishte uzurpuar.

Beci shkruan në Facebook, se ditën e hënë kjo paligjshmëri merr fund dhe se do të nisë puna për rehabilitizimin e zonës.

“Nxënësit e shkollës “Ali Laçej” do të kenë hyrjen që u takon, atë kryesore, me dinjitet dhe siguri”, shkruan kryebashkiaku i Shkodrës.

Në fund Beci thekson se nuk do të ndalen deri sa te vendoset normaliteti në Shkodër.

Postimi i plotë i Benet Becit:

Është e papranueshme që nxënësit e shkollës “Ali Laçej” të detyrohen prej vitesh të hyjnë nga dera anësore, sepse hyrja kryesore e shkollës është uzurpuar.

Gjatë vizitës në këtë shkollë, paralajmërova qartë se këto çudira duhet të mbeten pjesë e së shkuarës. Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund dhe nis puna për rehabilitimin e zonës. Nxënësit e shkollës “Ali Laçej” do të kenë hyrjen që u takon, atë kryesore, me dinjitet dhe siguri.

Ky qytet do të marrë frymë ndryshe, me rregull, respekt dhe kujdes. Ne nuk do të ndalemi derisa të vendosim normalitetin që Shkodra meriton.