Transferimi
Shërbimi i sëmundjeve profesionale mbeten pa ambiente. Mjekët prej dy ditësh i presin pacientët e tyre në oborrin e spitalit francez, godinë në të cilën u vendos prej 8 vitesh ky shërbim.
Niko Pecani, mjek pranë shërbimit të sëmundjeve profesionale pret në oborr të shërbimit pacientët e tij, pas urdhrit të Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për t’u larguar nga ambientet e spitalit francez.
Mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor sipas shkresës së drejtorisë nuk i kanë më tri dhomat në ambientet e spitalit francez. Pacientët i vizitojnë ku të munden deri në stabilizimin e plotë të punës dhe përcaktimit të vendit definitiv ku do të qëndrojë ky shërbim.
Mjekëve, infermierëve dhe personelit plotësues u është thënë se ambientet ku ka qëndruar deri tani shërbimi i sëmundjeve profesionale do të transferohen në mjediset e ish-kirurgjisë së vjetër. Stafi i këtij shërbimi të themeluar që në vitet ‘70 shprehet se përveçse ambientet atje janë të amortizuara, asnjë zyrë nuk është vënë në shërbim të tyre.