Situata në Kuvend ditën e sotme ka agravuar pasi deputeti Agron Shehaj ka shpërthyer dhe ka bllokuar foltoren për të mos lënë askënd të flasë. Pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ka përjashtuar ai ka vazhduar të rrijë dhe ka penguar dhe deputetin demokrat Gjekmarkaj të flasë.

Spiropali sërish ka urdhëruar që të dalë jashtë ndërsa kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar duke thënë të mos e prekë.

Spiropali: Nxirreni jashtë!

Berisha: Mos e prek deputetin.