Palombarët kanë arritur të nxjerrin nga lumi i Shalës trupin e pajetë të Edison Oruqit, baba i 3 fëmijëve që rezultonte i zhdukur prej 4 ditësh.

Trupi i tij i pajetë u gjet paraditen e sotme, ndërkohë që pak më parë u bë e mundur nxjerrja e trupi nga uji. Oruqi u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e se shtunës. Ai kishte shkuar për të punuar në një bujtinë, por humbi gjurmët.

Dyshohet se personi që e kishte punësuar Edison Oruqin, pas pune e kishte lënë në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.