Disa çaste më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë në Sarandë, ku një person duke ecur rrugës papritmas është rrëzuar për tokë, ndërsa nxirrte shkumë nga goja.

Ambulanca bëri transportimin e personit për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa sipas bluzave të bardha personi i identifikuar si Gjergji Pirro, 50 vjeç pësoi hemoragji cerebrale.

Pas ndihmës paraprake në spital dhe duke parë se gjendja e tij ishte e rëndë, stafi mjekësor ka vendosur transportimin e 50-vjeçarit drejt Tiranës me helikopter.

50-vjeçari, banor i fshatit Metoq është prind i dy fëmijëve dhe po ashtu biznesmen në këtë fshat dhe merret me tregtinë e materialeve të ndërtimit.