SPAK njoftoi me mjaft bujë të martën shkatërrimin e një organizatë kriminale që sillte drogëra të forta nga Turqia dhe Siria, për t’I transportuar më tej në vendet e Bashkimit Europian.
Top News ka arritur të sigurojë dosjen hetimorë, ku në një nga bisedat mes Shpëtim Pjeshkës dhe Artan Agalliut, dy trafikantët tregojnë frikën kur kalojnë në skaner me sasi droge.
Shpetim Pjeshka (A) flet me Artan Agalliu (B)
B: Si tha ai: ka tallur b*thën me ty ee, e ti q* motrën
A: Kush kshu?
B: Ai Vlonjati, te skaneri
A: Eeee
B: Phuuu ti q* robt, aty u tremba një çikë të them të drejtën!
A: Pse?
B: U tremba se thashe mos e analizojne, kupton ti?
A: Po jooo….
Në shumicën e episodeve të zbardhura nga bisedat mes anëtarëve të grupit, bie në sy fakti se droga quhet vezë, dhe se trafikantët përdorin këtë term mes njëri-tjetrit kur flasin për oraret e kalimit, sasinë apo vendin ku është fshehur. I tillë është ky episod i zbardhur nga biseda mes shtetasit Artur Sulajt dhe Besnik Ruçit.
Artur Sulaj dhe Besnik Ruçi
Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?
Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?
Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!
Besnik Ruçi: Po s’ja çoj dot unë?
Artur Sulaj: Po ja ta marr… po qe aty
Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.
Pothuajse në të gjitha përgjimet e dokumentuara nga Prokuroria e Posaçme nuk mungojnë sharjet nga ana e trafikantëve. Madje ata nuk kursejnë as njëri-tjetrin, duke lëshuar ofendime të ndryshme.
Shpetim Pjeshka (A) flet me Artur Sulaj (B)
B: Rrjetën tjetër ku e lashë
A: Kë?
B: Kujtohu ku e ke lanë rrugvë, o B*th q*r i m*tit
A: Do ta futësh në punë?
B: Eeee?
A: Ta futesh në punë, punon s’punon?
B: Jo mo.
Mes trafikantëve nuk mungojnë as ironitë, teksa njëri prej tyre paralajmëron shokun të bëjë kujdes nga telefoni se përgjohet, por ai thotë se nuk e vret mendjen. Pas disa ditësh ky I fundit merr në telefon shokun që e kishte paralajmëruar, duke I treguar se ka dyshime se po përgjohet, por trafikanti I kujton me ironi momentin kur bën si i fortë.
EFEKT 4: Artur Sulaj (A) flet me Arian Tolën (B)
B: Me rob shpie si jevgjit jemi, me rob shpie, gërrthet në telefon si rrot k*ri, a me u duk!
A: Atë hall kam unë o burr, se këto flasin në tavolinë shumë. Se rruj k*rin unë, se rruj k*rin unë. Kur erdhi puna, nigjo I thashë se po të përgjohet telefoni. Ku e rruj k*rin unë tha, unë kami k 30 vjet me telefon. E mirë, erdhi pas disa ditësh tha ej si me ja bo, jo mo I thashë unë se nuk e rru njeri k*rin për telefonin. Jo tha se po të përgjohet tha. E rrot k*ri thashë dhe vari k*rin nuk janë muhabete këto jo.
Prokuroria më tej ka dokumentuar dhe një moment nga kontrolli në doganën e Kroacisë, ku trafikantët për pak sa nuk I është zbuluar sasia e drogës.
Artur Sulaj (A) flet me Arian Tolën (B)
A: Kroati të bo zbor
B: Hiqe gomën më tha mu. Po nuk lirohet I thashë. Jo tha lirohet, me të ra goma ty si e liron. E futi në gropë, liroje tha. Mshifte mu, unë po djersitesha nga sikleti! A ke gjo apo ske gjë më tha mu? Një million % nuk kam gjë I thashë. Do të lëshoj tha po do të lëshoj me gjysëm zemër, se sma mban, është bo shumë keq, firmose pak këtë protokollin me tha.
Më tej në dosjen e SPAK është dokumentuar një moment interesant ku njëri prej trafikantëve I merr para borxh nënës së tij për tu nisur për rrugën e gjatë ku do të siguronte lëndën narkotike.
Artur Sulaj (A) flet me Arian Tolën (B)
A: I q*fsha robt pse u vonove?
B: Po e di kur jam nis unë, në orën 10. Spo gjesha lekë, me ça të visha, ja mora nonës. Ai fillonte tu më marrë mu në telefon, tu më bo si horr, donte me u duk. I thashë ca ke si bërtet. Ore tha ka burrni kjo punë. Burrnia e k*rit, mtrego mu, ja ke q* nanën telefonit I thashë, mos fol ore se na hap probleme. Janë shumë dogana knej me tokë.
A: Me tokë të çahet tr*pi.
B: Pse me ty e kanë ato më tha mu, tha çdo doganë kontrolli?
A: Unë prandaj e bona furgonin me ulse, se edhe me pas gjo hyn te veturat jo te kamionat.
B: Ti do me u shmang, ti do me u justifiku, ti do me ma q* mu muhabetin!