Dhimbje dhe dëshpërim në vendin ku u vra 42-vjeçari Artan Myrtaj në qendër të Sarandës.

Pas atentatit me armë zjarri, nëna e viktimës ka mbërritur në vendngjarje dhe, sapo ka parë të birin të pajetë, ka shpërthyer në lot.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes, ajo shihet e tronditur, ndërsa një grua dhe një efektiv policie përpiqen ta mbajnë dhe ta qetësojnë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e atentatit dhe identifikimin e autorëve, të cilët sipas të dhënave paraprake dyshohet se lëviznin me motor dhe ishin të maskuar.