Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet Kozak Braçi duke u qethur, duke pirë birrë dhe më pas duke hedhur kanaçen në det, ka sjellë reagim të fortë nga politika.

Deputeti Taulant Balla ka publikuar në Facebook një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me rastin, duke theksuar se hedhja e mbeturinave në det nuk do të tolerohet dhe do të ndëshkohet me gjobë.

“Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali nuk e bën dot ‘të fortin’ duke hedh kanaçen në det,” shkruan Balla në reagimin e tij.

Videoja është bërë virale në rrjet, duke ngjallur diskutime për sjelljen e papërgjegjshme ndaj mjedisit dhe nevojën për forcimin e kontrolleve dhe ndëshkimeve ndaj ndotjes së hapësirave ujore.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)