Deputeti i PS, Toni Gogu shfaqet në një video, në të cilën ironizon Partinë Demokratike, ndërsa i drejtohet Sali Berishës duke i thënë se sa bukur duket kur ata bashkëqeverisin.
“O doktor shih sa bukur duket kur bashkëqeverisni me ne”, u shpreh Gogu.
Video nga brenda sallës së Parlamentit është postuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, bashkë me një tjetër deputet të mazhorancës, Ramion Kurtin ku edhe vetë ata kanë ironizuar seancën e mbajtur sot në Kuvend.
Bido është shprehur se kjo e sotmja ishte një shfaqje teatrale, që siç e quan ai, forma e vetme që këta të bëhen ministra.
“Në këtë shfaqje teatrale të së enjtes shohim formën e vetme se si këta mund të bëhen ministra. Kjo opozitë është gallatë”, u shpreh Bido,
Nga ana tjetër, Kurti u shpreh se në pozicionin e ministrit mund të arrish vetëm me anë të votave të qytetarëve dhe jo duke dhunuar Parlamentin.
“Këta harrojnë që në ato pozicione vihet vetëm me votën e qytetarëve dhe jo duke dhunuar institucionin më të rëndësishëm që është parlamenti i Shqipërisë”, tha Kurti.
