Teksa ditën e sotme në emisionin Shqipëria Live në Top Channel të drejtuar nga moderatorja Sidorela Gjoni, u fol për përgjimet e EncroChat debati është shoqëruar me tension në studio.

Pas vendimit të Strasburgut për të legjitimuar aplikacionin që përdoret nga krimi, avokati Kujtim Cakrani, u shpreh se nuk dihet nëse këto përgjime kanë ndodhur në vendim gjykate, nëse janë përgjuar një grup njerëzish.

Këtu ka ndërhyre gazetarja Aida Topalli, sipas së cilës nuk bëhet fjalë për një përgjim por për zbardhje bisedash.

“Avokati ndoshta po thotë që ky aplikacion është krijuar enkas nga agjencitë ligjzbatuese që të fusin në grackë, po pse jo avokat. Si do t`i parandalojnë këto agjenci nëse nuk përgjojnë..” tha gazetarja.

“O ti, po po s`më le ta shpjegoj, nuk kam si ta them. Franca dhe Belgjika kanë kod tjetër procedure për përgjimet, ne kemi tjetër. Unë jam avokat dhe po mbroj ata që janë në hetim për këtë, i them shtetit shqiptar që këto përgjime janë kryer në formën e kërkuar nga ligji. Kjo që thoni ju është mënyrë populiste, unë flas në mënyrë proceduriale,” tha Cakrani.

“Ti e di shumë mirë avokat që kur i shkon Shqipëria gjykatës europiane të të drejtave të njeriut, sigurisht që i con dhe dokumentin e marrë nga Franca,” tha Topalli.

“Duhet të kuptosh për kodin e procedurës, që të flasësh. Po flas në gjuhën juridike,