Protesta e zhvilluar jashtë godinës së Kuvendit ka vijuar me tensione gjatë seancës plenare, ndërsa deputetët dhe zyrtarët që hynin në Parlament janë përballur me reagime të forta nga qytetarët e grumbulluar para institucionit.

Mes personave që u vunë në shënjestër të protestuesve ishte edhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule.

Teksa po hynte në ambientet e Kuvendit, Dule u prit me brohoritje dhe fyerje nga një grup protestuesish, të cilët e akuzuan me thirrje të ndryshme.

Në mesin e sloganeve të dëgjuara ishte edhe thirrja: “O hajdut me syze!”, e cila u përsërit nga një pjesë e turmës ndërsa kreu i PBDNJ-së vijoi rrugën drejt godinës së Parlamentit.