Ish-zv.ministri i Arsimit, Oltion Rrumbullaku ka pasur një përplasje me kreun e deputetëve socialistë Taulant Balla në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, Rrumbullaku i është drejtuar Ballës me një koment, duke e pyetur: “Ku e keni praninë besnike, nesër se po interesohen nga gjimnazet?”
Por Balla nuk i ka kursyer ofendimet e tij në koment, duke iu përgjigjur: “Kemi bërë edhe ne gabime, se kishim një zëvendës ministër hale si puna jote.”
As Rrumbullaku nuk ka kursyer gjuhën e ashpër në kundërpërgjigjen e tij, duke iu drejtuar Ballës me fyerje dhe duke përmendur rolin e tij në debatet politike kundër PD në vitin 2013.
“O hale e qelbur. O vemje! Po kush ishte në debatet kryesore kundër PD-së në 2013? Nuk ishe ti, o vemje. Isha unë, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri. Ti nuk ekzistoje fare. Vemje”, shkruan Rrumbullaku në reagimin e tij.
