Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur mbi deklaratat dhe ofendimet e fundit të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ndaj kolegëve të tij. I ftuar në News24, Flamur Noka deklaroi se Rama përdori vulgun për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë, e shtoi se po të kishte qenë në sallë, situata do ishte ndryshe.

“Dje në mëngjes nuk isha, kur kam vajtur pasdite vonë mora vesh gjuhën e rëndë vulgare që kryeministri kishte përdorur. Nuk isha në sallë. Se po të isha nuk do mund të vazhdonte pas fjalisë së parë asnjë nga ato që ka thënë. Por nuk isha se isha në një takim pune me strukturat.

Atë fyerje nuk e gëlltisja në asnjë rrethanë. Sot reaguan 2 kolegët e tij. Kukullat i përdor dhe luan me to. Kukullat ku ky nuk la fjalë banale pa iu drejtuar PD-së, nuk reaguan. Ky vulg tregon edhe një aspekt tjetër, Rama është në siklet të madh, ky është dëshpërim, nuk ishte ironi, tregoi shqetësim, po i rrëshqet dheu nën këmbë. Ai jeton me sondazhet, e di që mbështetja në shoqëri është në pikën më të dobët që nga viti 1992. Ky është kryeministri i vërtetë, ky është Edi Rama.

Pavarësisht kamuflimeve e makijazheve që bën, herë pas here del në origjinal. Ai ka bërë sondazhet dhe i del që është në një rrokullamë të pakthyeshme,”-shtoi Noka.