Në seancën e radhës në GJKKO, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani zbërtheu vrasjen e bujshme të Fatmira Dedës në vitin 2013, nënës së bosit të drogës, Ervis Deda.
Dumani është përballur me Festim Qolin, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Deda më 5 qershor të vitin 2012, si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit.
Agron Qoli: A jeni i sigurt që po tregoni të vërtetën e vrasjes së asaj nëne se dikur keni thënë që jeni ju?
Dumani: Kam thënë të vërtetën.
Agron Qoli: A je ulur me mua për kafe?
Dumani: Jo
Agron Qoli: A më ke parë mua më tek karburanti?
Dumani: Kemi shkuar kur kemi marrë telefonat, por jemi takuar dhe herë të tjera
Argon Qoli: Keni bërë 3 deklarime të ndryshme deri më tani, për punën e telefonave
Dumani: Të vërteten kam thene
Agron Qoli: Cila ka qenë arsyeja që unë kam dasht me të largu ty nga lagjia
Dumani: S’ke bashkpunu me mua me kushurinjt e tu. Mos hyni në çështje familjare se do ju bëj me qa.
Pertit Qoli: Mos më fol mua ashtu o legen. Kush e mori babin e këtij nga shtëpia dhe e dërgoi tek lokali i Petrit Qolit për të kërkuar fjalë?
Dumani: Ke ardh disa herë ke thënë shpërnguluni prej këtu, sepse ishte nxe festa shumë. Ne nuk ishim fajtorë dhe ti e di shumë mirë. Është turpi më i madh t’i kerkoj falje unë Festim Qolit.
Agron Qoli: Babi jot erdhi me kokën me gungë?
Dumani: Domethënë e keni marre peng, ju me keni dhunuar babën mua, është veper penale besoj e dini?
Agron Qoli: Unë kam qenë personi që e kam dërguar babin e tij të kërkonte falje. Cili është motivi që më ke perfshi mua në këtë histori?
Dumani: Ke paguar edhe lekët e varrimit ti e di shumë mirë.
Agron Qoli: Cili ka qenë motivi që ke vënë tritol tek cuni i xhajës tat?
Dumani: Tritoli është vendos dy ditë para se të ja vendosim shtepisë së Talo Çelës. E bëra për të tremb këto lepurusha për të ju tregu se sot e vendosët për dy ditë u hakmorra.
Agron Qoli: Me nipat e mi, ke pas konflikte, për cilat arsye?
Dumani: Nuk kam pas konfliket me ta. Njerin e njoh.
Agron Qoli: Deri më tani të kanë dalë 3 konflikte me mua
Dumani: Jo unë s’kam pas asgjë me ty ke qenë thjesht dërgues mesazhesh.
Agron Qoli: A ke dijeni ku punoja unë në atë kohë kur mendohet se ju kam ndihmuar?
Dumani: Jo nuk kisha informacione.
Agron Qoli: Po per mardhëniet që ke pas me të ndjerën ke pas dijeni?
Dumani: Ti ke shku në varrim, të mira do t’i kesh pas, ti i ke pagujt varrimin me lekët e Festim Qolit.
Agron Qoli: Mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh, ndërkohë që ky i lutej zotit që te vriste ndonjë dhe te merrte ndonje lekë. Unë i lutesha zotit që të gjeja punë, të fitoja para për vetën familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë. Ditën e ngjarjes nuk kam patur lidhje fare me këto që thotë ky. Unë kam qënë në Fushë-Krujë, kam qenë ulur per të ngrënë bukë. Më ka marrë komshiu im dhe më thotë që është shtrirë mama e Loshit në tokë ose e kanë vra ose ka vra veten, nuk e di. I kam thenë lajmëro policinë. Kur jam futur në darkë në garazh, ishte gjithë gjak, edhe qepeni nuk ka qenë ashtu siç e thotë ai.



