Kryeministri Edi Rama ka ironizuar dhe thumbuar mëngjesi ne sotëm ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në rubrikën “Sy më sy”, Rama e ka cilësuar Bashën si “ëmbëlsira të gjithëve”, duke shtuar se ka nostalgji për të.

“Nuk e di çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një ëmbëlsirë kemi pasur edhe se di si t’ia bëjmë që ta kemi prapë. Lulzim Bashën të kemi pasur ëmbëlsira jonë, Lulzim Basha ka qenë ëmbëlsira e të gjithëve, edhe tortën jo rastësisht e bëri Lulzim Basha. Me thënë të drejtën nga të gjitha ato që ka thënë vetëm një tortë ka bërë (Qesh). O Lul ku je, se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, një përvëlim, nuk e di”, tha Rama.