Gjatë takimi që mbajti sot në Divjakë me fermerët, Rama tha se duhet që të largohet pasi ka një takim me një delegacion të huaj që nuk e shtyn dot, por për të vijuar me dëgjesat me ta do të qëndrojnë ministrat dhe kreu i bashkisë.

Gjatë këtij momenti një prej fermerëve u ngrit në këmbë dhe i tha se duhej ta dëgjonte në lidhje me shqetësimin që ka. Rama iu kthye duke i thënë se nuk mund të ngrihet para të tjerëve dhe të marrë fjalën me forcë, dhe se nuk mund t’i imponohet kush me forcë.

Pjesë nga debati:

Fermeri: Punoj 8 deri në 10 hektarë tokë, jemi shtresa më e pambrojtur

Rama: Për çfarë?

Fermeri: I thamë ministrit na mbro se po hyn mall nga jashtë

Rama: Kjo nuk ekziston…

Fermeri: Kam respekt por jam qytetar…

Rama: O miku im, unë kam një problem shumë të madh, mua njeri nuk më imponohet me zor, ti nuk më imponohesh dot me forcë që ta marrësh fjalën mbi të tjerët dhe të flasësh. Ulu sepse ka radhë dhe ka edukatë, nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh, janë 500 veta këtu.