Momente tensione kanë shpërthyer në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku protestuesit po përplasen me efektivët e Policisë. Atmosfera është e nxehtë, me protestuesit demokratë që i drejtohen policëve me fjalë të ashpra, duke thënë: “O qelbësira, nuk keni turp, o legena, ikni, turp!”
Pas dy orësh proteste, policët po përpiqen të shpërndajnë turmën, duke përballur një situatë të tensionuar. Protestuesit, të vendosur për të shprehur pakënaqësitë e tyre, vazhdojnë të kërkojnë largimin e forcave të rendit.