Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj një videoje të Lulzim Bashës, e publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale.
Duke komentuar video, Rama ka shkruar: “Duke shkuar rrugës për në Fier, më vjen kjo video Luli, po mer Lul si të mos pyes për ty, na thave sytë mor zotni, po si thanë vdiq Luli, vetëm unë s’e besova se e di që ti je i pavdekshëm, stres 0, gjumi top.”
