Atmosfera në protestën e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut është shoqëruar me këngë dhe thirrje patriotike, ndërsa pjesëmarrësit kanë kënduar edhe Himnin Kombëtar shqiptar.

Gjatë tubimit në Shkup janë dëgjuar gjithashtu thirrje si: “O sa mirë me qenë shqiptarë”, ndërsa në shesh mbizotërojnë flamujt kuqezi.

Protestës së studentëve shqiptarë në RMV iu janë bashkuar edhe të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë shprehur mbështetje për kauzën e mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve në vend.