Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e rallë sfidues të SHBA me shqiptarët e New Jersey në Amerikë ka paralajmëruar se asgjë nuk e ndal revolucionin e nisur, edhe pse ai pretendon se është paqësor.

Në fjalimin e tij, Berisha u shpreh se Foltorja do të rithemelojë PD-në për të dhënë një opozitë të vërtetë.

“Në vitet ’90 e dinë mirë atë kohë përpjekjet e Ramiz Alisë për të pneguar themelimin e PD-së,  pas krijimit të saj e pranuan themelimin, e kështu që PD i priu revolucionin e përmbysjes së regjimit komunist. Edi Rama ia doli të marrë peng opozitën, në krimin më të shëmtuar politik të kohërave, ia doli ta shndërrojë atë në fasadë, për shkak se kryetari i saj, që kalon në tetë vite nga disfata në disfatë, i lejoi vetes të përshfishihet në afera të atilla, që kurrë një njeri i përgjegjshëm, i virtytshëm, kurrë nuk do t’ia lejonte vetes”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Ndërsa turma online, thërriste “USA, USA” dhe “O Sali o hero, Amerika ty të do”.

Berisha ndërkohë ka folur ndërkohë edhe për shpalljen non grata nga SHBA, duke deklaruar se lëvizja e tij e Foltores nuk lidhet me këtë, por mbi të gjitha për rithemelimin e PD-së. Ai u shpreh se pas shpalljes “non-grata”, më 18 maj i ka dërguar një letër sekretarit të Shtetit amerikan, Anthony Blinken duke i shprehur se akuzat nuk qëndrojnë.

“Ja sepse 11 dhjetori është pra rikthemelimi i PD-së dhe pluralizmit politik në Shqipëri, vështirësitë nuk mugojnë, por nga ana tjetër ky është një revolucion paqësor e i pandalshëm, mjerë ata që përpiqen të ndalojnë atë, nuk ka asgjë që i ndalon ata, të vendosur për çdo vendim e sakrificë për vendosjen e kauzën së tyre të drejtë”, tha Berisha.

Ndërsa ka shprehur se ai po sulmohet nga Georgë Soros, pasi në vitin 2017 kërkoi që manjati i njohur të shpall persona non-grata për vendet ish-komuniste.

Pjesë nga fjala e Berishës

Për shqiptarët alternativë e vetme sigurie për jetën ka mbetur largimi masiv nga Shqipëria. Sot, ata paguhen më pak se të gjithë popujt e Ballkanit, në një kohë kur paga e tyre mesatare ishte më e larta në Rajon. Ata paguajnë për shërbimet e tyre çmimet më të shtrenjta në Evropë e më gjerë. Sot, ata përballen me pasiguri të madhe për jetën, për pronën e tyre. Përballen gjithashtu me një mjerim në thellim, mjerim të cilin varfëria ekstreme është rritur me 3 dhe katër herë. Mbi të gjitha të dashur miq të mi, shqiptarët kanë humbur zemrën e kalasë së tyre, votën e lirë, prej 8 vitesh, shoqëria shqiptare voton narko-qeveria shqiptare numëron votat.

Opozita shqiptare në pamundësi të plotë nuk arriti asnjëherë të imponojë zgjedhje të lira e të ndershme. Bëri të kundërtën, gradualisht ajo ndoqi modelin e kundërshtarit, armik të votës. Deformoi votën brenda PD, por për të gjithë ne, është e qartë si drita e diellit se vota e lirë është ADN e të gjitha vlerave të lirisë. Është AND e ligjeve dhe shtetit ligjor. Ndaj dhe kjo lëvizje e cila synon t’i japë vendit një opozitë të vërtetë, që qëndron fuqishëm ndaj regjimit, një opozitë që të ngjall shpresë dhe besim te qytetarët shqiptarë. Natyrisht, me qëllimin e saj të çmontojë narko-shtetin dhe të rikthejë në Shqipëri ligjin e vlerat konservatore të cilat kanë bërë botën e lirë. Më 11 dhjetor ne rithemelojmë de facto PD, e cila u largua nga këto vlera. Më 11 dhjetor, ne ngremë përsëri në Tiranë monumentin e pluralizmit politik. I japim vendit opozitën e vërtetë, për karshi asaj të marrur peng nga narko-qeveria. Ata që themeluan PD në vitet ’90 e dinë mirë përpjekjet e qeverisë dhe Ramiz Alisë në atë kohë për të penguar themelimin, por dua të jemi të hapur, pas themelimit të saj, e pranuan zhvillimin dhe zhvillimet e mëpasshme. Kështu që PD e priu revolucionin e përmbysjes së komunizmit.

Edi Rama, që shfaq në të gjitha mënyrat trashëgiminë e tij barbare ia doli të marrë peng opozitën me krimin më të shëmtuar politik të kohërave. Ia doli ta shtrojë atë në fasadë për shkak se kryetari i saj i cili kalon në 8 vite nga disfata në disfatë ia lejon vetes të implikohet në aferat e tilla që kurrë një njeri i virtytshëm nuk do ia lejonte. Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD. Vështirësitë, nuk mungojnë, por nga ana tjetër ky është një revolucion paqësor dhe i pa ndalshëm.

Mjerë ata që mendojnë t’i dalin para dhe të ndalojnë këtë përpjekje për liri të shqiptarëve. Nuk ka asgjë që mposht njerëzit që luftojnë për lirinë e tyre. Të vendosur për çdo vendim deri në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë. Keni dëgjuar nga peng kryetari që kjo lëvizje është anti-amerikane. Unë ju garantoj që kjo është lëvizja më pro amerikane që nga viti ’90 e këndej. Realiteti është, e vërteta është që po bëjmë gjithçka që norma dhe standard të cilat e kanë bërë Amerikën vendin e lirive t’i vendosim në Shqipëri, e ne do t’ia dalim.

Kjo lëvizje nuk është anti amerikane, kundër SHBA, unë ju ganratoj se kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori ’90. E vërteta është se në po bëjmë gjithçka që tj’a kthejmë votën shqiptarëve, që PD të kthehet në forcë e fuqishme konservtarore, ta shënderrojmë PD- në në shtëpinë e lirisë, e më pas shoqëria shqiptare të votojë  e lirë. Kjo është një lëvizje pro Amerikës, e botës së lirë, që lufton kundër një regjimi, klikave narkokratike.

Me 14 maj jam shpallur non grata, nga sekretari i shtetit Blinken, po e vërteea është se me 19 maj i kam çuar një letër ku i kam thënë se ju jeni keqinformuar nga lobimi i Edi Ramës dhe i George Soros. Tre ditë më vonë, vetë DASH do të pohonte se burimi i të dhënave do të jenë NGO e Soros, raportet sekrete të qeverisë shqiptare dhe mediave të kontrolluara prej tij.

A mund të imagjinohet se duhet të ndëshkohet një njeri se duan kundërshtarët e shpikin kundërshtarët e tij akuzat. Ky është një njeri unik në botë, ku Sali Berisha shpallet non grata tetë vite pasi kishte dorëzuar çdo detyrë udhëheqëse, shpallet non grata pa pasur asnjë akuzë e pretendim nga asnjë njeri, individ apo institucion, u shpall pasi partia e tij humbi zgjedhjet, me qëllimin për ta shndërruar PD-ë në një satelit të qeverisë, për të goditur të djathtën konservatore.

Në pranverë 201 kërkova shpalljen non grata të George Soros, e kjo është hakmarrje. Ai ka derdhur miliona e miliona për rivendosur regjimin e monizimit në Shqipëri, futi NGO në rrjet, e shndërroi drejtësinë në një degë të ekzekutivit, e unë i jam drejtuar Kongresit për të ndalur veprimtarinë e tij jashtë SHBA dhe në mënyrë të veçantë jashtë vendeve ish-komuniste.