Pas deklaratës së PD, që akuzon qeverinë dhe Policinë e Shtetit për tradhti te trafikantët të ish-shefit të antidrogës Fieri, Dritan Zagani, i arratisur nga shtëpia, ka reaguar menjëherë Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka përgënjeshtruar akuzat e fundit.
“Akuzat vijnë nga një ish-zyrtar i shpallur në kërkim për dekonspirim, – thuhet në një komunikatë për shtyp. – Opozita shndërrohet në një zëdhënëse të një ish-zyrtari dhe ajo refuzon të vlerësojë punën e policisë, duke zgjedhur të bëhet palë me një person në kërkim. Ish-zyrtari i policisë ka qenë nën gjykim për dekonspirim të aksioneve të policisë. Policia e Shtetit bën të ditur se ka arritur rezultate të pamenduara në luftën kundër narkotikëve. Qeveria ka arritur suksese në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar”.
3 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)