GJKKO ka rrëzuar kërkesën e presidentit të PL, Ilir Meta për të lënë qelinë.
Meta kërkoi zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë eurosh.
Kujtojmë që kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta, depozitoi një kërkesë të re në GJKKO, ku kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë.
Kërkesa u bë vetëm një ditë pasi gjykata vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj Metës dhe disa personave të tjerë, përfshirë Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Procesi ndaj tij lidhet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa çështja tashmë ka hyrë në fazën e gjykimit në themel.
