Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votoj ditën e sotme për një rezolutë me të cilën dënohet përdorimi i “armatimit të rëndë” nga qeveria e Sirisë dhe dështimi i saj për t’i tërhequr forcat nga hapësirat e civilëve.


Për miratim, ky propozim-tekst nga Arabia Saudite, kërkon vetëm shumicën e thjeshtë në Asamble. Megjithëse ky dokument nuk është juridikisht obligues, ai synon rritjen e presionit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në mënyrë që të veprojë.


Ky votim bëhet pas dorëheqjes së të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, i cili tha se militarizimi në rritje e ka vështirësuar punën e tij. Mbrëmë, duke shpallur vendimin e tij, Anan ka kritikuar edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mosarritje të konsensusit të nevojshëm për aksion.


3 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)