Kryeprokurori Olsian Çela ka reaguar lidhur me vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke theksuar nevojën për përmirësimin e masave të sigurisë për magjistratët.
Gjatë një interpelance në Kuvend, Çela u shpreh se ngjarja e rëndë ka nxjerrë në pah dobësitë në sistemin e sigurisë, si në aspektin e kushteve të godinave dhe asaj që ka të bëjë me trajnimin e stafit të sigurisë.
Ai theksoi se ka ende hapësirë për përmirësime në këtë drejtim dhe se ngjarja e kaluara duhet të shërbejë si një shtysë për të vepruar më shpejt dhe më efikas. Kryeprokurori theksoi gjithashtu se janë bërë përpjekje për të adresuar këto probleme.
Siguria e magjistratëve..siç ishte ngjarja e rëndë ku humbi jetën një magjistrat, kjo lidhet dhe me gjendjen e godinave apo me stafet e trajnuara për sigurinë. Ka vend për të përmirësuar. Ngjarja e rëndë, është nxitje për të vepruar në këtë drejtim. Kemi bërë përpjekjet tona.”, tha kryeprokurori.
