Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet nga Policia e Tiranës, ndërsa mësohet se me urdhër të prokurorisë janë lëshuar 30 urdhër arreste.
Bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale, të përfshira prej kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Hetimet kanë nisur prej disa muajsh nga sektori i Antidrogës së Tiranës.
Burime bëjnë me dije se pikënisje e këtij operacioni kanë qenë goditjet e mëparshme, ku nga zbërthimi i komunikimeve janë siguruar prova që implikojnë personat e dyshuar. Gjatë hetimeve, Antidroga ka përdorur edhe metoda proaktive, si dhe blerje të simuluara për dokumentimin e aktivitetit kriminal. Ende nuk dihet numri i personave të arrestuar, ndërsa nuk janë bërë publike as sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara gjatë aksionit.


