SPAK ka zhvilluar një operacion kundër disa personave të dyshuar si të pëfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë.

Me kërkesë të SPAK, gjykata ka lëshuar 7 urdhër-arreste.

Dy prej tyre janë për Plarent Dervishajn, akutalisht i arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe për Erion Alibej, i penduar i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”.

Për llogari të operacionit janë ekzekutuar edhe 4 masa të tjera, ndërsa një person është shpallur në kërkim.