Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandë, në kuadër të një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Sarandës.

Sipas burimeve paraprake, deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të krimeve të rënda në komisariat, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Identiteti i efektivit nuk është bërë ende publik, ndërsa operacioni vijon dhe priten zhvillime të tjera në orët në vijim.

Hetimet po drejtohen nga organet kompetente për të zbardhur plotësisht rrethanat e çështjes dhe rolin e personave të përfshirë.